- This event has passed.
December 20, 2024 @ 5:00 pm - 9:00 pm

* Mbrëmjen e kaluar në OneConnect Hub, hapësirën më të re inovative në Piramidën e Tiranës, u bë bashkë ekosistemi teknologjik shqiptar. AlbaniaTech, e njohur për përpjekjet e saj në fuqizimin e startup-eve dhe inovatorëve, nisi serinë e re të “Product Launch Events” me prezantimin e produkteve të reja nga Patoko, një prej zgjidhjeve digjitale më premtuese në Shqipëri. Nën temën “Rritni dhe Menaxhoni Rezervimet tuaja me Patoko!”, eventi tërhoqi studentë, profesionistë të rinj dhe të apasionuar pas teknologjisë, duke u ofruar atyre një platformë për të zbuluar inovacione dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushën e teknologjisë.
Eventi i parë i kësaj serie u fokusua në prezantimin e një funksionaliteti të ri nga Patoko, një SuperApp i krijuar për të thjeshtuar rezervimet dhe shërbimet e përditshme. Arbër Kadia, themelues i Patoko, ndau vizionin e tij për transformimin e përvojave të përditshme të përdoruesve përmes teknologjisë. Funksionaliteti i ri ofron një mënyrë efikase për të menaxhuar rezervimet dhe shërbime të ndryshme, nga organizimi i detyrave të përditshme deri te rezervimi i shërbimeve specifike si pastrimi. Ky inovacion u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët patën mundësinë të eksploronin aplikacionin më nga afër dhe të kuptonin përfitimet që ai sjell në jetën e tyre të përditshme.
* Last night at OneConnect Hub, the newest innovative space in the Pyramid of Tirana, the Albanian tech ecosystem came together. AlbaniaTech, known for its efforts to empower startups and innovators, kicked off its new series of “Product Launch Events” with a presentation of new products from Patoko, one of Albania’s most promising digital solutions. Under the theme “Boost & Manage Your Reservations with Patoko!”, the event attracted students, young professionals, and tech enthusiasts, offering them a platform to discover innovations and build collaboration bridges in the field of technology.
The first event in this series centered around the presentation of a new feature from Patoko, a SuperApp created to simplify bookings and everyday services. Arbër Kadia, founder of Patoko, shared his vision for transforming users’ daily experiences through technology. The new feature offers an efficient way to manage bookings and various services, from organizing daily tasks to booking specific services such as cleaning. This innovation was met with enthusiasm from attendees, who had the opportunity to explore the app more closely and understand the benefits it brings to their daily lives.

