Historia Jone
MIRË SE VINI NË ONE CONNECT HUB
Një hapësirë për të bashkuar idetë, njerëzit dhe mundësitë.
One Connect Hub është konceptuar si një qendër unike për teknologjinë dhe inovacionin, për të frymëzuar gjeneratën e re dhe mendjet krijuese.
Kjo hapësirë aktive nxit bashkëpunimin midis atyre që ndajnë të njëjtën filozofi sipërmarrjeje dhe rrokin me të njëjtin entuziazëm inovacionin dhe teknologjitë më të fundit.
Pavarësisht nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e komunitetit përmes lidhjeve që ofrohen, për të mësuar ose për të inovuar, One Connect Hub është destinacioni për të realizuar idetë tuaja.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e një komuniteti dinamik që formëson të ardhmen e teknologjisë, duke i dhënë hov inovacionit në Shqipëri.

Eventet
Eksploro të gjitha eventet e mbajtura në One Connect Hub.
Vizioni ynë
Të jemi një ndër qendrat kryesore për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, aty ku nxiten idetë dhe mundësitë janë të barabarta për të gjithë.
Në One Albania besojmë se teknologjia duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë.
Misioni Ynë
One Connect Hub është mënyra se si ne mbështesim të rinjtë, krijuesit e startup-eve dhe komunitetet, duke i ofruar një mundësi ekosistemeve të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, që të sjellin propozimet e tyre për këtë hapësirë gjithpërfshirëse.
