Loading Events
  • This event has passed.

July 3, 2025 @ 10:00 am - 11:00 am

* Më 3 korrik në Tiranë, vjen një tjetër ndalesë e veçantë e takimeve ndërgjegjësuese të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me një fokus të veçantë tek përfshirja dhe fuqizimi i grupeve të nënpërfaqësuara. Në qendër të këtij aktiviteti janë qytetarët që shpesh mbeten jashtë hapësirave të informacionit digjital, të cilëve AKSK, në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK, me mbështetjen e One Albania, si edhe me ndihmën e “Ambasadorit” të këtyre grupeve, Luanit, po u jep zë, mbështetje dhe dije praktike. Ky sesion është shumë më tepër se një trajnim, është një takim i drejtpërdrejtë me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, ku flitet për rreziqet në internet, mashtrimet digjitale, mbrojtjen e të dhënave dhe për mënyrat konkrete si të lundrosh i sigurt në botën online. Me një gjuhë të kuptueshme dhe një qasje miqësore, ky aktivitet synon të sjellë më afër çdo qytetar me sigurinë kibernetike, duke ndërtuar hap pas hapi një kulturë përfshirëse dhe të qëndrueshme mbrojtjeje në hapësirën digjitale shqiptare.

* On July 3rd in Tirana, another special stop of the awareness meetings by the National Authority for Cyber Security (AKSK) arrives, with a specific focus on the inclusion and empowerment of underrepresented groups. At the heart of this activity are the citizens who often remain outside the digital information spaces, to whom AKSK—in collaboration with the MEDPAK association, with the support of One Albania, and the help of the “Ambassador” of these groups, Luani—is giving a voice, support, and practical knowledge.
This session is much more than a training; it is a direct meeting with representatives of various communities, discussing online risks, digital scams, data protection, and concrete ways to navigate the online world safely. Using understandable language and a friendly approach, this activity aims to bring every citizen closer to cyber security, building step-by-step an inclusive and sustainable culture of protection in the Albanian digital space.

Details

Date:
July 3, 2025
Time:
10:00 am - 11:00 am
Event Category: