March 12 @ 12:00 pm - 3:00 pm

Junior Achievement of Albania sjell një përvojë unike për nxënësit e shkollave të Arsimit të mesëm të ulët, përmes Kampit të Financës, një aktivitet dinamik që kombinon kreativitetin me aftësitë financiare. Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe për të zhvilluar një ide biznesi, duke analizuar kostot, përfitimet dhe qëndrueshmërinë ekonomike të saj. Në fund, ata do të prezantojnë projektet e tyre nga ku do të shpallet një grup fitues.
Ky kamp synon të zhvillojë mendësinë sipërmarrëse dhe të pajisë të rinjtë me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të marrë vendime të zgjuara financiare.