- This event has passed.
May 30, 2025 @ 6:00 pm - 7:30 pm

* Pas tre edicionesh të suksesshme, Product Launch #4 vjen me një tematikë tejet të veçantë dhe me vlera të mëdha edukative: prezantimi i Albquest – platformës së parë shqiptare të krijuar posaçërisht për fëmijët e diasporës.
Albquest është një hapësirë digjitale dinamike, ku fëmijët shqiptarë, kudo që ndodhen në botë, mund të lidhen me gjuhën, kulturën, historinë dhe traditat e tyre përmes metodave bashkëkohore, krijuese dhe gjithëpërfshirëse.
Misioni i platformës është të ruajë dhe të forcojë identitetin kulturor ndër breza, duke e bërë të mësuarit një përvojë të bukur dhe kuptimplotë.
Në qendër të kësaj iniciative qëndron filologia Kleida Peçulaj, e cila ka ndërtuar një qasje profesionale dhe të ndjeshme ndaj sfidave që sjell mësimdhënia në diasporë.
Gjatë eventit, të pranishmit do të kenë mundësi të njihen më nga afër me funksionimin e platformës, përfitimet që ajo sjell për fëmijët dhe vizionin që qëndron pas saj.
* After three successful editions, Product Launch #4 arrives with a very special and highly educational theme: the presentation of Albquest—the first Albanian platform created specifically for children in the diaspora.
Albquest is a dynamic digital space where Albanian children, wherever they are in the world, can connect with their language, culture, history, and traditions through modern, creative, and inclusive methods. The platform’s mission is to preserve and strengthen cultural identity across generations, making learning a beautiful and meaningful experience.
At the heart of this initiative is philologist Kleida Peçulaj, who has developed a professional and sensitive approach to the challenges of teaching in the diaspora.
During the event, attendees will have the opportunity to get a closer look at how the platform functions, the benefits it brings to children, and the vision behind it.

