- This event has passed.
April 16 @ 5:30 pm - 7:30 pm

Inovacioni është në zemër të zhvillimit teknologjik në Shqipëri dhe AlbaniaTech po e çon këtë frymë një hap më tej. Më 16 prill, në hapësirën më të re dhe moderne për bashkëpunim dhe krijimtari, OneConnect Hub në Piramidën e Tiranës, do të mbahet takimi i tretë i serisë së eventeve “Product Launch”, këtë herë në bashkëpunim me Cyber Morfosis.
Pse të merrni pjesë?Ky nuk është një prezantim i zakonshëm produkti. “Product Launch events” nga AlbaniaTech janë dizenjuar si platforma interaktive, ku inovacioni takohet me mundësinë. Pjesëmarrësit do të mund:
Të krijojnë kontakte me profesionistë të industrisë, themelues startup-esh dhe drejtues të teknologjisë.
Të njihen nga afër me vizionin e ekipit të Cyber Morfosis përmes një prezantimi interesant.
Të eksplorojnë sfidat dhe këshillat në sigurinë kibernetike dhe të zbulojnë si mund të transformojnë përvojën e tyre të përditshme.
Detajet e eventit:
Data: 16 prill
Vendndodhja: OneConnect Hub, Piramida e Tiranës
Ora: 17:30 – 19:30