Privatesia e te dhenave

 

PIKAT KRYESORE TË POLITIKËS SË PRIVATËSISË  NË ONE ALBANIA SHA

  1. Hyrje

One Albania sh.a (“ne”, “ynë” ose “në”), një person juridik i regjistruar në Shqipëri dhe që vepron si Kontrollues i të Dhënave, është e përkushtuar në mbrojtjen dhe respektimin e privatësisë suaj.

Këto Pika Kryesore të Politikës së Privatësisë shpjegojnë se si ne mbledhim, përdorim, zbulojmë dhe mbrojmë të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për të Dhënat Personale”, që ka hyrë në fuqi më 01.02.2025 si dhe pikën 5.1.3 të Politikës së Privatësisë së One Albania.

  1. Fusha e Zbatimit

Kjo politikë zbatohet për të gjitha të dhënat personale të mbledhura, përpunuara ose të ruajtura nga One Albania sh.a në lidhje me klientët, punonjësit, partnerët dhe individë të tjerë.

  1. Kontrolluesi i të Dhënave & Informacioni i Kontaktit

Kontrollues i të Dhënave: One Albania sh.a: Adresa: Rruga Muhedin Llagami, Ndërtesa Square 21, Kati i Dytë, Tiranë, Shqipëri: Email: dataprivacy@one.al

  1. Baza Ligjore për Përpunimin

Ne përpunojmë të dhënat personale bazuar në një ose më shumë nga bazat ligjore më poshtë:

  1. Pëlqimi: Kur ju jepni pëlqim të qartë për përpunimin e të dhënave tuaja.
  2. Nevoja kontraktuale: Kur përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e një kontrate.
  3. Detyrim ligjor: Kur përpunimi kërkohet me ligj.
  4. Interesi legjitim: Kur përpunimi është i nevojshëm për interesat tona të ligjshme të biznesit, për sa kohë që nuk cenohen të drejtat tuaja.

 

  1. Të Dhënat që Mbledhim

Ne mund të mbledhim llojet e mëposhtme të të dhënave personale:

  1. Të dhëna të identifikimit personal: Emër, adresë emaili, numër telefoni, data e lindjes, etj.
  2. Të dhëna financiare: Detaje pagese, informacione faturimi, etj.
  3. Të dhëna teknike: Adresë IP, lloj shfletuesi, cookies dhe teknologji të tjera ndjekëse.
  1. Si i Përdorim të Dhënat Tuaja

Ne i përpunojmë të dhënat personale për qëllimet e mëposhtme:

  1. Për të ofruar dhe menaxhuar shërbimet tona.
  2. Për të komunikuar me ju në lidhje me pyetje, shërbime ose përditësime.
  3. Për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore.
  4. Për të përmirësuar faqen tonë të internetit, produktet dhe shërbimet.
  5. Për të zhvilluar aktivitete marketingu (vetëm me pëlqimin tuaj).

 

  1. Shkëmbimi i të Dhënave & Palë të Treta

Ne mund të ndajmë të dhëna me palë të treta të tilla si:

  1. Ofrues shërbimesh që ndihmojnë në funksionimin e biznesit (p.sh., mbështetje IT, procesues pagesash).
  2. Autoritete ligjore kur kërkohet me ligj.
  3. Palë të treta me pëlqimin tuaj të shprehur.

 

  1. Ruajtja e të Dhënave

Ne i ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi ose politikave tona, për të përmbushur qëllimet për të cilat janë mbledhur, për të përmbushur detyrimet ligjore, për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të zbatuar marrëveshjet.

  1. Të Drejtat Tuaja, sipas Ligjit Nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri”

Si subjekt i të dhënave, ju gëzoni të drejtat e mëposhtme në përputhje me legjislacionin ne fuqi:

  1. E drejta për qasje: Kërkoni akses në të dhënat tuaja personale.
  2. E drejta për përmirësim: Kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta.
  3. E drejta për fshirje (“E drejta për t’u harruar”): Kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja.
  4. E drejta për kufizim: Kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja.
  5. E drejta për portabilitet: T’i merrni të dhënat tuaja në një format të strukturuar.
  6. E drejta për kundërshtim: Të kundërshtoni përpunimin që bazohet në interesat legjitime ose marketingun direkt.
  7. E drejta për të tërhequr pëlqimin: Ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.

Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në: dataprivacy@one.al

  1. Siguria e të Dhënave

Ne zbatojmë masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale kundër aksesit të paautorizuar, humbjes, keqpërdorimit ose ndryshimeve të paautorizuara.

 

  1. Transferimet Ndërkombëtare të të Dhënave

Nëse të dhënat personale transferohen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ne sigurojmë masa mbrojtëse të përshtatshme, të tilla si Klauzolat Standarde Kontraktuale (SCC) ose mekanizma të tjerë në përputhje me ligjin, siç parashikohet në Ligjin Nr. 124/2024 dhe Vendimin Nr.01, datë 30.04.2025 të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri për shtetet me nivel të përshtatshëm mbrojtjeje.

  1. Cookies dhe Teknologji Gjurmimi

Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të përmirësuar përvojën tuaj të përdoruesit. Ju mund të menaxhoni preferencat e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Më shumë informacion mund të gjeni në lidhjen për Njoftimin mbi Cookies.

  1. Përditësimet e Politikës

Ne mund të përditësojmë këtë politikë herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen tonë të internetit së bashku me datën e përditësimit.

  1. Kontakt & Ankesat

Nëse keni shqetësime rreth mbrojtjes së të dhënave, na kontaktoni në:

Oficeri për Mbrojtjen e të Dhënave të One Albania

Adresa: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square 21, Kati i Dytë, Tiranë, Shqipëri

Email: dataprivacy@one.al   

Autoriteti Mbikëqyrës për Mbrojtjen e të Dhënave në Shqipëri:

Nëse besoni se shqetësimi juaj nuk është adresuar, mund të kontaktoni Autoritetin përkatës në: Adresa: Rruga Abdi Toptani Nr.5, Tiranë, Shqipëri: Faqja zyrtare: www.idp.al

Data e hyrjes në fuqi: 04.02.2025