Terma dhe kushte

 

  1. Pranimi i Kushteve
    Duke prenotuar ose duke përdorur ambientet e ONE Albania Connect Hub dhe/ose dhomën e podcast-it (në vijim “Ambientet”), ju (në vijim “Përdoruesi”) pranoni të respektoni këto Kushte dhe Terma të Përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të këtyre kushteve, duhet të përmbaheni nga përdorimi i ambienteve.
  2. Përshtatshmëria për Përdorim
    Në rast se jeni individ, duhet të jeni të paktën 18 vjeç ose të keni pëlqimin e prindit apo kujdestarit për të përdorur ambientet. Ju duhet të jepni informacion të saktë gjatë procesit të prenotimit dhe të siguroheni që përdorimi juaj përputhet me të gjitha ligjet në fuqi.
  3. Përdorimi Falas
    Ambientet ofrohen falas, bazuar në disponueshmëri. Hyrja në to lejohet për një kohë të kufizuar dhe përparësi do t’u jepet përdoruesve që kanë bërë prenotim paraprak. Çdo përdorim që i tejkalon kohës së caktuar mund të sjellë tarifa shtesë, në varësi të disponueshmërisë dhe tarifave tregtare të ONE Albania.

Përdoruesi pranon dhe detyrohet të përmendë dhe promovojë ONE gjatë zhvillimit të aktivitetit të tij në ambientet e ONE dhe në publikimet në rrjetet sociale.
Përdoruesi angazhohet gjithashtu të shtojë një “packshot” në fund të çdo publikimi, sipas materialit të ofruar nga ONE.

  1. Prenotimi dhe Anulimi
    Prenotimi: Përdoruesit duhet të rezervojnë paraprakisht ambientin përkatës përmes sistemit të caktuar të prenotimeve.
    Anulimi: Nëse duhet të anuloni ose riplanifikoni prenotimin tuaj, ju lutemi na njoftoni të paktën 24 orë më parë. Mosnjoftimi brenda këtij afati mund të rezultojë në penalizim ose kufizim në prenotime të ardhshme.
  2. Rregulla të Përdorimit
    Regjistrimi i përmbajtjes: Lejohet regjistrimi i përmbajtjes (audio/video) për qëllime personale apo profesionale, me kusht që përmbajtja të respektojë ligjet në fuqi, përfshirë të drejtat e autorit dhe të pronës intelektuale.
    Përmbajtje e ndaluar: Ndalohet regjistrimi, transmetimi apo shpërndarja e përmbajtjes që është e paligjshme, diskriminuese, fyese, shpifëse apo cenon të drejtat e të tjerëve. Kjo mund të çojë në përjashtim të menjëhershëm nga ambientet.
    Sjellja: Përdoruesit duhet të mbajnë një sjellje të denjë dhe respektuese. Çdo sjellje shqetësuese, ngacmuese apo e papërshtatshme do të rezultojë në përjashtim nga ambientet.
    Kapaciteti: Kapaciteti maksimal i hapësirës Connect Hub është i kufizuar në 30 persona.

Rregullorja e Përdorimit të Ambientit – Përdoruesi angazhohet të zbatojë këto rregulla:

  1. Rregulloni ambientin pas aktivitetit – Lëreni gjithmonë ambientin ashtu siç e gjetët (ose më mirë).
  2. Kujdesuni për pajisjet dhe mobiliet – Trajtoni me kujdes të gjitha objektet. Nëse dëmtohet diçka, njoftoni menjëherë.
  3. Vendosni sendet në vendin e tyre – Pas përdorimit të karrigeve, tavolinave, veglave, kthejini në vendin përkatës.
  4. Përdorni burimet me përgjegjësi – Mos shpërdoroni ujin, energjinë etj.
  5. Raportoni menjëherë çdo problem – Nëse vëreni diçka të pazakontë apo të rrezikshme, sinjalizoni dhe njoftoni stafin.
  6. Respektoni zhurmën dhe hapësirat e përbashkëta – Mbani një nivel të arsyeshëm zhurme dhe respektoni përdoruesit e tjerë të hapësirës.
  7. Pa modifikime të paautorizuara – Mos zhvendosni, hiqni apo ndryshoni mobilie, pajisje apo dekorime pa leje paraprake.
  8. Kujdes me ushqimin dhe pijet – Pas konsumit, pastroni mbeturinat e tyre.
  9. Tregohuni të kujdesshëm ndaj të tjerëve – Ambienti është për të gjithë – ruajeni të pastër, të sigurt dhe funksional për komunitetin.

 

  1. Pajisjet dhe Infrastruktura
    • Pajisjet e vëna në dispozicion: Ambientet përfshijnë pajisje teknologjike bazë si monitorë, pajisje regjistrimi (p.sh., mikrofonë, kufje, etj.). Është përgjegjësi e Përdoruesit të njihet me përdorimin e pajisjeve përpara fillimit të aktivitetit. Pajisjet në ambiente janë pronë e ONE Albania dhe mund të ndryshohen në përputhje me politikat e ONE.
    • Dëmtimi i pajisjeve: Përdoruesi është përgjegjës që pajisjet të përdoren në mënyrë të duhur. Çdo dëmtim i shkaktuar nga përdorimi i gabuar apo pakujdesia, do të faturohet Përdoruesit.
    • Mirëmbajtja: Ne përpiqemi të mbajmë pajisjet në gjendje të mirë funksionimi. Megjithatë, ambientet mund të jenë të përkohësisht të padisponueshme për shkak të mirëmbajtjes ose çështjeve teknike. Në këto raste, ju do të njoftoheni 2 ditë përpara datës së ngjarjes suaj.
  2. Privatësia dhe Konfidencialiteti
  • Grumbullimi i të Dhënave: Ne mund të mbledhim informacion personal nga Përdoruesit gjatë procesit të prenotimit. Ky informacion përdoret vetëm për qëllime prenotimi dhe operacionale. Ai nuk do të ndahet apo shitet palëve të treta pa pëlqimin tuaj.
  • Privatësia dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale:

Nëse plotësoni ndonjë veprim regjistrimi për një ngjarje, ONE Albania sh.a do të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaja personale në përputhje me pëlqimin që keni dhënë paraprakisht për ngjarjen përkatëse.

Për One Connect Hub, ONE Albania do të përpunojë informacionin personal sipas Përmbledhjes së Politikës së Privatësisë, e cila ndodhet në ________.

Për më shumë informacion mbi politikat dhe procedurat e përpunimit të të dhënave personale nga ONE Albania, ju mund të vizitoni www.one.al. Njoftimi për Cookies ndodhet në ________.

Ju mund të kontaktoni ONE Albania në çdo kohë për të ushtruar të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave duke shkruar në emailin: dataprivacy@one.al

  • Të dhënat personale të pjesëmarrësve dhe/ose organizatorëve të ngjarjes:
    Të gjitha të dhënat personale ose informacioni i kontaktit i mbledhur nga Pjesëmarrësit në një ngjarje jepen në mënyrë vullnetare te Organizatori i Ngjarjes ose mblidhen sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Si pjesëmarrës, duhet të jeni të informuar dhe të jepni pëlqimin për përpunimin e informacionit tuaj personal. Organizatorët janë të detyruar të respektojnë çdo kufizim mbi përdorimin e këtij informacioni.
  • Regjistrimet dhe Fotografitë:
    Pjesëmarrësit janë të mirëpritur dhe të inkurajuar të regjistrojnë përvojën e tyre në ngjarje për përdorim personal dhe jo-komercial (foto, video, audio), me kusht që të respektojnë privatësinë dhe komoditetin e pjesëmarrësve të tjerë.
    Pjesëmarrësit inkurajohen të marrin pëlqimin nga ata që janë në fokusin e regjistrimeve, sidomos kur përfshihen pamje personale.
    Nuk lejohet përdorimi i regjistrimeve apo fotografive për qëllime komerciale, shpërndarje publike apo promovim, pa pëlqimin e Organizatorit dhe të pjesëmarrësve që nuk duan të regjistrohen apo të fotografohen.
  • Ligjëruesit në Event:
    Nëse një pjesëmarrës është ligjërues, ai/ajo dhe kompania përkatëse i japin ONE Albania një licencë kombëtare dhe ndërkombëtare, jo-ekskluzive, të pakufizuar në kohë dhe pa të drejtë tarife për përdorimin, ekspozimin, riprodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të ligjëruesit.
    ONE Albania do të jetë pronari i të drejtave të autorit të regjistrimit. Çdo e drejtë që ligjëruesi mund të ketë mbi regjistrimin, i kalon ONE Albania.
  • Regjistrimet zyrtare nga ONE Albania:
    Çdo ngjarje mund të ketë fotografë dhe videografë zyrtarë për qëllime promovuese dhe arkivimi. Duke marrë pjesë në ngjarje, ju pranoni që ONE Albania mund të përdorë pamjet ose regjistrimet ku ju mund të shfaqeni.
    Të gjitha të drejtat për këtë përmbajtje mbeten prona intelektuale e ONE Albania. Ju heq dorë nga çdo pretendim mbi përdorimin e tyre.
  • Pjesëmarrës si panelistë/intervistuar:
    Nëse një pjesëmarrës është panelist, intervistuar apo kontribuues me përmbajtje personale, ai/ajo i jep ONE Albania leje të pakufizuar dhe të parevokueshme për të përdorur përmbajtjen (emrin, zërin, imazhin, biografinë e aprovuar paraprakisht, etj.), për qëllime promovimi, publikimi, shpërndarjeje, përfshirë edhe përdorim nga shërbime publike AI (chatbot), dhe çdo platformë tjetër e ngjarjes.
  • Konkurrenca me përmbajtjet zyrtare të ONE Albania:
    Nuk lejohet krijimi, publikimi apo shpërndarja e përmbajtjeve që konkurojnë me shërbimet zyrtare mediatike të ONE Albania për ngjarjet në One Connect Hub, përfshirë media të shkruara apo video, transmetim të drejtpërdrejtë apo të regjistruar.
  • Sjellja e përgjegjshme:
    ONE Albania inkurajon të gjithë pjesëmarrësit të tregojnë gjykim të shëndoshë, konsideratë dhe respekt ndaj të tjerëve dhe të drejtat e tyre të privatësisë dhe komoditetit.
  • Regjistrimet nga CCTV:
    Ambientet e ngjarjes janë të pajisura me kamera sigurie (CCTV) të menaxhuara nga ONE Albania për arsye sigurie. Autoritetet mund të kërkojnë regjistrime për periudha të caktuara për hetime. Këto regjistrime ruhen jo më shumë se 60 ditë nga momenti i krijimit.

Për më shumë informacion, mund të referoheni te tabelat informuese në ambiente dhe Udhëzuesi për CCTV dhe DPIA për CCTV të ONE Albania.

  1. Të miturit
    • Çdo pjesëmarrës nën moshën minimale 18 vjeç konsiderohet si i mitur (“I mitur”) dhe i nënshtrohet një procesi të veçantë miratimi përpara se të lejohet hyrja në një Event të zhvilluar në One Connect Hub.
    Ngjarjet janë të karakterit profesional B2B dhe pjesëmarrja e një të mituri në këto evente nuk rekomandohet, përveç rasteve kur mungon kujdesi adekuat prindëror.
  • Pjesëmarrësit duhet të jenë të vetëdijshëm se një event mund të mos jetë i përshtatshëm për të mitur, për shkak të prezencës së turmave të mëdha, zhurmës, muzikës dhe stimujve të fortë vizualë (duke përfshirë ndriçim të fortë, ekrane të mëdha dhe demonstrime).
  • Çdo pjesëmarrës që dëshiron të sjellë një të mitur për shkak të mungesës së kujdesit për fëmijën, duhet të kërkojë me kohë miratimin paraprak dhe pëlqimin me shkrim nga prindi ose kujdestari ligjor. ONE Albania inkurajon Organizatorët e Eventit apo vetë Pjesëmarrësit të paraqesin çdo kërkesë për hyrjen e të miturit paraprakisht në rast eventesh të organizuara nga palë të treta.
  • Organizatori i eventit ose pjesëmarrësi që sjell të miturin mban përgjegjësinë e plotë për sigurinë e tij dhe respektimin e të gjitha rregullave dhe protokolleve të shëndetit dhe sigurisë të zbatueshme për eventin përkatës. Pjesëmarrësit ftohen të ruajnë një ambient profesional dhe pa shqetësime.
  • Konfidencialiteti: Përdoruesit duhet të ndërmarrin masa të përshtatshme për të mbrojtur konfidencialitetin e çdo informacioni sensitiv apo pronësor që mund të regjistrojnë apo diskutojnë brenda dhomës së podcast-it. Ofruesi i shërbimit (ONE Albania) nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje ose shkelje të konfidencialitetit.
  1. Kufizimi i Përgjegjësisë
    ONE Albania nuk mban përgjegjësi për asnjë dëm direkt, indirekt, incident apo pasojë që vjen nga përdorimi i ambienteve, përfshirë por pa u kufizuar në humbje të të dhënave, të ardhurave apo çdo humbje tjetër financiare.
    Përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e pajisjeve dhe të dhënave të tyre.
  2. Ndërprerja e Shërbimit
    ONE Albania rezervon të drejtën për të pezulluar ose ndërprerë qasjen në ambiente nëse përdoruesi shkel këto Kushte dhe Terma, ose nëse sjellja e tij konsiderohet e papërshtatshme.
  3. Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
    Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këto Kushte dhe Terma në çdo kohë. Përdoruesit do të njoftohen për çdo ndryshim të rëndësishëm dhe vazhdimi i përdorimit të dhomës së podcast-it konsiderohet si pranim i kushteve të përditësuara.
  4. Ligji në Fuqi
    Këto Kushte dhe Terma rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet në juridiksionin e gjykatave të Tiranës.
  5. Shërbimet e Telekomunikacionit
    Akses në Rrjet: Dhomat e podcast-it janë të pajisura me infrastrukturë të telekomunikacionit, përfshirë qasje në internet, për të lehtësuar regjistrimin dhe transmetimin. ONE Albania e ofron këtë akses si pjesë e përdorimit falas, por nuk garanton akses të pandërprerë, pa gabime apo të sigurt në rrjet.
  • Politika e Përdorimit të Drejtë (Fair Use Policy): Përdoruesit duhet të respektojnë Politikën e Përdorimit të Drejtë të ONE gjatë përdorimit të shërbimeve të rrjetit. Përdorimi i tepruar ose ndërhyrës që ndikon në cilësinë e shërbimit për përdoruesit e tjerë mund të rezultojë në pezullimin e aksesit në rrjet.
  1. Shpejtësia e Internetit dhe Lidhja
    Nivelet e Shërbimit: Ambientet përfshijnë lidhje standarde interneti të ofruar nga ONE. Shpejtësia dhe stabiliteti i lidhjes mund të ndryshojnë në varësi të trafikut në rrjet dhe faktorëve të tjerë jashtë kontrollit të ONE. ONE nuk mban përgjegjësi për ngadalësime apo ndërprerje të shërbimit të internetit.
  • Transmetimi dhe Ngarkimi: Përdoruesit janë përgjegjës për të siguruar që pajisjet dhe softuerët e tyre janë të përputhshëm me lidhjen e internetit të ONE. Shërbimi është projektuar për aktivitetet tipike të podcast-it, por aktivitetet me konsum të lartë të bandës, si transmetimi “live” në cilësi të lartë ose ngarkimi i skedarëve të mëdhenj, mund të hasin probleme në varësi të kushteve të rrjetit.
  1. Siguria dhe Privatësia
    Siguria e Rrjetit: ONE do të marrë masa të përshtatshme për të mbrojtur sigurinë e lidhjes së internetit në ambiente. Megjithatë, përdoruesit janë përgjegjës të zbatojnë praktikat më të mira, si përdorimi i lidhjeve të sigurta (p.sh., VPN ose protokolle të enkriptuara), kur transmetojnë informacion sensitiv ose konfidencial.
  • Mbrojtja e të Dhënave: ONE është e angazhuar të trajtojë të dhënat e përdoruesve në përputhje me ligjet dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi. Edhe pse merren masa për të garantuar sigurinë e të dhënave, përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm se lidhja e internetit është e përbashkët dhe nuk është plotësisht private. Aktiviteti në rrjet mund të jetë subjekt i monitorimit të sigurisë, për të siguruar përputhshmërinë me politikat e ONE për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Sigurinë e Informacionit.
  1. Kufizimet e Bandës dhe Përdorimit
    Kufizimet e Bandës: ONE mund të vendosë kufij të arsyeshëm për konsum të bandës ose përdorim të të dhënave në ambiente. Nëse këto kufij tejkalohen, përdoruesit mund të përballen me ngadalësim të shpejtësisë ose pezullim të përkohshëm të aksesit.
  • Rrjet i Përbashkët: Përdoruesit duhet të kuptojnë se lidhja e internetit është e përbashkët me përdorues të tjerë, dhe shpejtësia apo cilësia e lidhjes mund të ndryshojë në varësi të kërkesës totale.
  1. Pajisjet e Telekomunikacionit
    Mirëmbajtja e Pajisjeve: Çdo pajisje që lidhet me shërbimet e telekomunikacionit (p.sh., router, modem, paisje rrjeti) dhe që ofrohet në ambient do të mirëmbahen nga ONE. Përdoruesit duhet të raportojnë menjëherë çdo defekt apo dëmtim të pajisjeve.
  • Pajisje të Ndaluara: Përdoruesit nuk mund të lidhin pajisje të paautorizuara të telekomunikacionit (p.sh., router të jashtëm, access point etj.) me rrjetin, pa miratim paraprak nga ONE. Pajisjet e paautorizuara mund të hiqen ose të shkëputen nga rrjeti.
  1. Rregulloret e Transmetimit
    Të Drejtat e Transmetimit: Nëse përdoruesi synon të transmetojë ose shpërndajë përmbajtje, ai është përgjegjës të sigurojë që ka të gjitha të drejtat dhe lejet ligjore për transmetimin ose shpërndarjen e asaj përmbajtjeje përmes rrjetit.
    ONE nuk mban përgjegjësi për shkelje të të drejtave të autorit apo transmetim të paautorizuar.
  2. Kufizimi i Përgjegjësisë për Shërbimet e Telekomunikacionit
    Ndërprerje të Rrjetit: ONE nuk është përgjegjëse për ndonjë humbje, dëm apo shqetësim të shkaktuar nga ndërprerje të rrjetit, lidhje të dobët apo probleme të shërbimit.
  • Forca Madhore: ONE nuk mban përgjegjësi për dështim në ofrimin e shërbimeve për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të saj, duke përfshirë por pa u kufizuar në katastrofa natyrore, dështime teknike ose probleme të rrjetit të telekomunikacionit.
  1. Mbështetje dhe Zgjidhje Probleme
    Mbështetje Teknike: ONE do të ofrojë mbështetje teknike bazë për çështje që lidhen me rrjetin dhe infrastrukturën e telekomunikacionit. Çdo kërkesë për asistencë duhet të dërgohet përmes kanaleve të përcaktuara të suportit. Përdoruesit mund të kenë nevojë të kërkojnë ndihmë nga palë të treta për çështje që lidhen me pajisjet apo softuerët personalë.
  • Kufizime të Mbështetjes: Mbështetja është e kufizuar vetëm në garantimin e funksionimit të rregullt të infrastrukturës së telekomunikacionit. ONE nuk ofron mbështetje të detajuar për përmbajtjen e podcast-it të përdoruesit, konfigurimin e regjistrimit apo probleme të tjera teknike që nuk lidhen me rrjetin.
  1. Ndryshime në Shërbime
    ONE rezervon të drejtën të modifikojë, pezullojë ose ndërpresë shërbimet e telekomunikacionit, përfshirë lidhjen në internet, pa njoftim paraprak, veçanërisht për arsye të përmirësimeve në rrjet, mirëmbajtjes ose kërkesave rregullatore.
    Përdoruesit do të njoftohen sa më shpejt të jetë e mundur në rast ndryshimesh në shërbim.
  2. Përdorimi i Gjuhës së Përshtatshme dhe Udhëzimet për Përmbajtjen

21.1 Përdorimi i Gjuhës së Përshtatshme
Përdoruesit e ambienteve janë të detyruar të përdorin gjuhë të përshtatshme gjatë prezantimit, regjistrimit apo transmetimit të përmbajtjes. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në:

  • Ndalim të Gjuhës së Urrejtjes: Përdoruesit nuk duhet të përfshihen në apo të transmetojnë përmbajtje që nxit urrejtje, diskriminim, racizëm apo intolerancë ndaj ndonjë grupi, individi apo komuniteti.
    Ndalim të Gjuhës Fyes: Gjuhë e pahijshme, ofenduese apo e papërshtatshme është rreptësisht e ndaluar.
    Komunikim Respektues: Përdoruesit duhet të sigurojnë që gjuha dhe përmbajtja e tyre të jenë respektuese dhe të kujdesshme ndaj të tjerëve në dhomën e podcast-it dhe çdo dëgjuesi potencial.
    Përputhshmëria me Ligjin: Përmbajtja e regjistruar ose transmetuar nuk duhet të shkelë asnjë ligj apo rregullore në fuqi, përfshirë ato që lidhen me shpifjen, ngacmimin ose përmbajtjen e pahijshme.

21.2 Monitorimi i Përmbajtjes
Edhe pse ONE nuk monitoron ose redakton në mënyrë aktive përmbajtjen, rezervon të drejtën të ndërhyjë nëse përmbajtja bie ndesh me këto udhëzime. Çdo përmbajtje që konsiderohet fyese ose e papërshtatshme nga ONE mund të çojë në ndërprerje të menjëhershme të aksesit në ambiente, pa njoftim paraprak.

21.3 Mos-publikimi dhe Heqja e Përmbajtjes
ONE, sipas gjykimit të saj të pavarur:

  • vendos nëse do të publikojë apo jo përmbajtjen e krijuar në ambient.
  • ka të drejtë të heqë çdo përmbajtje që bie ndesh me këto udhëzime të gjuhës dhe përmbajtjes ose që është raportuar si e papërshtatshme.
    Përdoruesit do të njoftohen në rast se përmbajtja e tyre mos-publikohet apo hiqet.
  1. Klauzola e Mos-Konkurrencës

22.1 Marrëveshja për Mos-Konkurrencë
Përdoruesit bien dakord të mos përfshihen në asnjë aktivitet që konkurron drejtpërdrejt me shërbimet e ONE, gjatë përdorimit të ambienteve dhe për një periudhë të caktuar pas kësaj. Kjo klauzolë përfshin:

  • Krijim Përmbajtjeje dhe Podcast Komercial: Ndalohet përdorimi i ambienteve për të krijuar, zhvilluar ose transmetuar podcast apo media të tjera që konkurojnë drejtpërdrejt me shërbimet, platformat ose ofertat e ONE.
    Shërbime Telekomunikacioni: Ndalohet përdorimi i ambienteve për projekte që konkurrojnë me shërbimet bazë të telekomunikacionit të ONE, përfshirë ofrimin e internetit, transmetimin e të dhënave apo shërbime të tjera të lidhura.

22.2 Kohëzgjatja e Kufizimit për Mos-Konkurrencë
Kjo klauzolë do të jetë në fuqi për një periudhë prej 3 muajsh nga data e fundit e përdorimit të dhomës së podcast-it. Kjo periudhë mund të zgjatet ose shkurtohet, në varësi të natyrës së përmbajtjes dhe tregut konkurrues të ONE.

22.3 Fusha Gjeografike e Zbatimit
Kjo klauzolë për mos-konkurrencë zbatohet brenda territorit të Shqipërisë, ku ONE ofron shërbimet e saj dhe ka interesa konkurruese. Përdoruesit bien dakord të mos angazhohen në konkurrencë në asnjë zonë ku ONE operon shërbime, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kufizimit.

22.4 Përjashtime
ONE mund të lejojë përjashtime nga klauzola e mos-konkurrencës, por vetëm në mënyrë të shkruar. Çdo përdorues që dëshiron të angazhohet në aktivitete që mund të konsiderohen konkurruese duhet të kërkojë miratim me shkrim nga ONE përpara se të vazhdojë.

22.5 Pasojat në Rast Shkeljeje
Nëse konstatohet se një përdorues ka shkelur klauzolën e mos-konkurrencës, ONE mund të marrë masat përkatëse, duke përfshirë:
Ndërprerje të menjëhershme të aksesit të përdoruesit në ambient.
Ndjekje ligjore për çdo dëm të shkaktuar nga shkelja e marrëveshjes së mos-konkurrencës, përfshirë pretendime për humbje të të ardhurave, avantazh konkurrues dhe dëme të tjera të lidhura.

  1. Dispozita të Ndryshme

23.1 Ndryshime në Kushtet
ONE rezervon të drejtën të ndryshojë ose përditësojë këto Kushte dhe Terma në çdo kohë. Çdo ndryshim hyn në fuqi menjëherë pas publikimit dhe përdoruesit janë përgjegjës për rishikimin periodik të kushteve.

23.2 Zbatimi i Kushteve
Moszbatimi i ndonjë pjese të këtyre kushteve nga ONE nuk përbën heqje dorë nga e drejta për t’i zbatuar ato në të ardhmen.

  1. Dëmshpërblimi

Kjo dispozitë përcakton se përdoruesit bien dakord të mbrojnë ONE nga çdo përgjegjësi ligjore që mund të lindë nga përdorimi i dhomës së podcast-it.

24.1 Dëmshpërblimi
Përdoruesit bien dakord të dëmshpërblejnë dhe të mbajnë të padëmtuar ONE, filialet e saj, punonjësit dhe përfaqësuesit nga çdo pretendim, dëm apo shpenzim që rrjedh nga përdorimi i dhomës së podcast-it, përfshirë por pa u kufizuar në:
Shkelje të kushteve të përdorimit.
Shkelje të të drejtave të palëve të treta (siç janë të drejtat e pronësisë intelektuale).
Shkelje ligjore si shpifje, ngacmim apo cenim i privatësisë.

  1. Forca Madhore

Kjo klauzolë adreson situatat e jashtëzakonshme që mund të pamundësojnë ofrimin e shërbimeve nga ONE.

25.1 Forca Madhore
ONE nuk do të mbahet përgjegjëse për ndonjë dështim apo vonesë në përmbushjen e detyrimeve sipas këtyre kushteve për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të saj të arsyeshëm, përfshirë por pa u kufizuar në:
fatkeqësi natyrore, greva, rregullore qeveritare, dështime të rrjeteve të telekomunikacionit ose akte terroriste.

  1. Aksesueshmëria dhe Nevojat e Veçanta

Kjo pjesë garanton që përdoruesit me aftësi të kufizuara të kenë qasje të barabartë në dhomën e podcast-it.

26.1 Aksesueshmëria
ONE është e angazhuar për të ofruar shërbime të aksesueshme. Nëse keni nevojë për pajisje të posaçme ose ndihmë për përdorimin e dhomës së podcast-it, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht, dhe do të bëjmë çmos për të përmbushur nevojat tuaja.

  1. Përfundimi i Përdorimit

Specifikohen rastet kur ONE ose vetë përdoruesi mund të përfundojë aksesin në ambient.

27.1 Përfundimi nga ONE
ONE rezervon të drejtën të pezullojë ose përfundojë aksesin e një përdoruesi në ambient nëse:
• Përdoruesi shkel këto Kushte dhe Terma;
• Ka prova për aktivitet të paligjshëm ose keqpërdorim të ambienteve;
• ONE vlerëson se veprimet e përdoruesit dëmtojnë ose shqetësojnë përdoruesit e tjerë.

27.2 Përfundimi nga Përdoruesi
Përdoruesit mund të ndërpresin përdorimin e ambienteve në çdo kohë duke njoftuar ONE. Megjithatë, çdo kohë e papërdorur ose e paanuluar nuk rimbursohet.

  1. Pronësia Intelektuale
    Nëse ambientet përdoren për të krijuar pronësi intelektuale (të tilla si podkaste, video apo përmbajtje tjetër), palët pajtohen me sa vijon:

28.1 Pronësia mbi Përmbajtjen
Përdoruesit ruajnë të drejtën e pronësisë mbi përmbajtjen që krijojnë gjatë përdorimit të ambienteve. Megjithatë, me përdorimin e këtyre ambienteve, përdoruesit i japin ONE një të drejtë jo-ekskluzive dhe pa tarifë për ta përdorur, promovuar apo shpërndarë këtë përmbajtje për qëllime marketingu apo promovimi.

28.2 Të Drejtat e Autorit për Përmbajtjen
Përdoruesit janë përgjegjës për t’u siguruar që përmbajtja që krijojnë nuk shkel të drejtat e pronësisë intelektuale të palëve të treta. Kjo përfshin marrjen e lejeve të duhura për përdorimin e muzikës, logove ose materialeve të tjera të mbrojtura nga e drejta e autorit.

  1. Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve dhe Ligji në Fuqi

29.1 Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
Çdo mosmarrëveshje që lind nga këto Kushte dhe Terma do të tentohet fillimisht të zgjidhet nëpërmjet negociatave joformale. Nëse nuk arrihet zgjidhje, palët bien dakord të ndjekin procedurën e ndërmjetësimit, përpara se të ndërmarrin veprime ligjore.

29.2 Ligji në Fuqi
Këto Kushte dhe Terma rregullohen dhe interpretohen sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Çdo veprim ligjor duhet të ngrihet në gjykatat e Tiranës.

  1. Informacion Kontakti

30.1 Detajet e Kontaktit
Për çdo pyetje në lidhje me këto Kushte dhe Terma, ju lutemi na kontaktoni në:
Email: ______________________
Telefon: ______________________
Adresa: _____________________

  1. Pranimi i Kushteve

31.1 Pranimi
Duke rezervuar ose përdorur ambientet, përdoruesi pranon se ka lexuar, kuptuar dhe pajtohet me këto Kushte dhe Terma.